Mbyllet Java e 8-të e Superligës, Vllaznia kryeson me 19 pikë

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Takimet Teuta-Flamurtari dhe Partizani-Egnatia mbyllën sot pasdite Javën e 8-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Derbi bregdetar përfundoi me fitoren e Teutës me rezultatin 3 me 2. Pë Teutën shënuan: 17′ Gomes, 29′ Arifi, 45’+2′ Boçi, ndërsa për miqtë ishte Trashi në 45’+1′, Bolzan 57’.
Në ndeshjen tjetër, Partizani dhe Egnatia ndanë nga një pikë, me barazim pa gola, në një ndeshje shumë të luftuar por me pak raste për shënim e ku Partizani e pa veten me 10 lojtarë, pasi Gudjuf mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, 24 tetor
Vora – Dinamo City 0-2
Vllaznia – Tirana 3-1
AF Elbasani – Bylis 2-1
E shtunë, më 25 tetor
Partizani – Egnatia 0:0
Teuta – Flamurtari 3:2
