E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbyllet lirimi i hapësirave publike”/ Kryeministri Rama: Hapet rruga për realizimin e plotë të projektit Lungomare 3

Kryeministri Edi Rama thotë se ka përfunduar aksioni për lirimin e hapësirave publike në Radhimë dhe Orikum, pas prishjes së ndërtimeve pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh se tanimë i hapet rruga realizimit të plotë të projektit Lungomare 3.

Rama shton se projekti e transformon vijën bregdetare në zonë.

“Mbyllet lirimi i hapësirave publike, që i hap rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3 – Vlorë•Radhimë•Orikum, i cili po e transformon vijën bregdetare në atë zonë”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›