E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet prezantimi i platformës së 4 kandidatëve për kreun e SPAK, pritet votimi

Është mbyllur prezantimi i platformës së katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK.

Adnan Xholi, Doloresa Musabelliu, Ervin Gokaj  dhe Klodian Braho prezantuan punën e tyre dhe dosjet që ata kanë hetuar para anëtarëve të KLP.

I gjithë procesi i intervistimit që ka nisur që prej orën 09:00 deri në 14:50 u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë.

Tashmë pritet votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK, e cila ka ndryshuar, dhe do të ketë një rregullore të re.

Votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›