Mbyllja e aeroportit të Kopenhagenit për shkak të dronëve, kryeministrja Frederiksen: Sulmi më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më sot

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cilësoi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës së vendit” ngjarjen e ndodhur të hënën, ku për shkak të futjes së disa dronëve në hapësirën ajrore, aeroporti i Kopenhagenit u mbyll.
Shërbimet daneze të inteligjencës paralajmëruan sot se vendi po përballet me një “kërcënim të rëndësishëm sabotazhi”.
“Mbase nuk do të kemi një sulm të drejtpërdrejtë, por na ushtrohet presion për të parë si reagojmë”, u shpreh në një konferencë për shtyp drejtori i operacioneve të PET-it, Flemming Dreyer.
Policia po heton disa skenarë mbi origjinën e dronëve, përfshirë mundësinë që ato të jenë lëshuar nga anijet, tha shefi i policisë Jens Jespersen.
Megjithatë, drejtori i policisë, Jens Jespersen, tha se nuk ka informacion për të konfirmuar nëse pas incidentit qëndron Rusia, siç sugjeroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.
Ministria e Jashtme daneze nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen./vizionplus.tv