“Mbyllja e postës rrezikon tensione”, SHBA dhe BE i kërkojnë Kosovës të tërhiqet

Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e pikave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet Prishtines si veprim që rrezikon përshkallezimin e tensioneve mes dy vendeve.
“BE-ja e konsideron mbylljen e nëntë degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar, që shkel marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i Unionit, Peter Stano ka theksuar se Brukseli është gati që ta përfshijë çështjen e operimit të postës serbe në axhenden e takimit të ardhshëm mes perfaqesuesve ted y vendeve.
“BE-ja pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund t’u shërbejnë si bazë për zgjidhje. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuar nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa një marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të tyre dhe kushtet e jetesës për këtë komunitet. I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar”, theksohet në deklaratë.
Në të njëjtën linjë eshte edhe qëndrimi i shteteve te Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e SHBA-së është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga qeveria e Kosovës ndaj degëve të postave serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Ndërsa ambasadori gjerman John Rohde në Prishtinë i kujtoi Kosovës se po rrezikon përpjekjet për tu afruar me Bashkimin Evropian./vizionplus.tv