E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet 16-vjeçari në Lagunën e Patokut, në gjendje të rëndë shoku i tij i mitur

Një 16-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në Lagunën e Patokut, ndërsa bashkëmoshatari i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 ndërsa policia njofton se dy 16-vjeçarët  kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›