E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet 6-vjeçari në lumin Shkumbin

Një 6-vjeçar është mbytur ditën e djeshme në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas policisë, rreth orës 19:50, shtetasja D.A njoftoi se nipi i saj kishte humbur prej tre orësh.

Shërbimet e policisë nisën kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, gjetën trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›