E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më 11 maj Evropa në këtë shesh do flasë shqip”, Manja: 4 mandate në Lezhë

Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme dhe kanë hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Partia Socialiste kërkon mandatin e katërt, me objektivin kryesor anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ekipet e secilit qark kanë zgjedhur të prezantohen në një mënyrë të veçantë, me këngë dhe valle tradicionale të zonës.

Ekipi i Dibrës hapi fushatën, i ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi dhe Lezha.

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se më 11 maj do ta sjellin Evropën në këtë shesh për të folur shqip.

Manja: Përshëndetje nga ky shesh ku rreh zemra e çdo shqiptari. Shqipëria ka qenë prej moti në Evropë por me Edi Ramën dhe me PS-së më 11 maj ne do ta sjellim Evropën në këtë shesh për të folur shqip. Edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen e madhe evropiane. Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të votojnë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate  nga 7 qe ka qarku i Lezhës. Edi Rama, PS, numri 5./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›