“Më 16 maj presim miq të rëndësishëm”, Rama: Çfarë nuk të vret të forcon, do të jem me ju

Shqipëria do të jetë më 16 Maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.
Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.
Ngjarja konsiderohet një sukses i madh për diplomacinë shqiptare, duke treguar aftësinë e saj për të organizuar aktivitete ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe për të promovuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në axhendën e BE-së.
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me punonjësit e bashkisë së Tiranës, pas burgosjes së kryebashkiakut Veliaj, u premtoi se do të ketë vëmendje të shtuar në kryeqytet gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.
Rama: Tirana ka zgjedhje më 11 maj, ndërsa më 16 maj do të presë miq të rëndësishëm. Çdo gjë duhet të shkëlqejë. Unë do të jem këtu me ju dhe për ju me Tiranën për gjithë Shqipërinë. Ditën dhe natën me kokën lart, me mendjen e ndarë, me zemrën në vendin e duhur dhe bashkë me çdo shqiptar qe flamurin nuk e ka vetëm për në stadium por e ka në zemër, në mendje dhe e ka në dritën e syve të vet. Që nga Tirana e deri te Shqipëria që sytë i ka te Tirana. Çfarë nuk të vret të forcon, ditët më të mira janë të gjitha përpara./vizionplus.tv