E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me armë zjarri në makinë, me qëllim shitjen/ Arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Blic”.

Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›