E Diel, 1 Nëntor 2026

Me makineta lojërash e tavolina pokeri, zbulohet në Tiranë lokali i kthyer në kazino! Arrestohet administratori

Administratori i një lokali në Tiranë ku organizoheshin lojëra fati, është arrestuar nga policia.

Në lokalin në rrugën “Kajo Karafili” që 38-vjeçari administronte, u gjetën 4 makineta, tavolina pokeri dhe sende të tjera për lojërat e fatit, tashmë të sekuestruara.

Kontrollet vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i Lojërave”.

Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Sekuestrohen 4 makineta për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Arrestohen administratori i lokalit.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

Si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën 4 makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›