E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Më sulmoi ariu!”- 60-vjeçari u gjet me plagë arme dhe dyshohet se është vrarë, policia shoqëron gruan dhe djalin

Urim Fiku, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në Bulqizë,  dyshohet se është vrarë. Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij.

urim fiku bulqize

Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ai ishte sulmuar nga një ari, ndërsa ai u gjet i pajetë në malet e Bulqizës. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar një tjetër shkak të vdekjes.

Urim Fiku rezulton të ketë pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks. Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vrasjen e 60-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›