E Diel, 1 Nëntor 2026

Media shtetërore në Iran: Lideri i ri Suprem është zgjedhur, emri i tij pritet të bëhet publik

Një udhëheqës i ri suprem është zgjedhur dhe pritet të shpallet së shpejti, sipas medias shtetërore iraniane.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet amerikane-izraelite në ditën e parë të luftës të shtunën e kaluar.

Një këshill udhëheqës prej tre personash u formua për të qeverisur vendin në një bazë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem.

Këshilli përfshinte Masoud Pezeshkian, presidenti reformist i Iranit; Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit i linjës së ashpër dhe Alireza Arafi, jurist dhe kreu i Basij, një forcë paramilitare vullnetare

Udhëheqësi suprem zgjidhet nga “asambleja e ekspertëve”, një trup prej 88 dijetarësh islamikë të zgjedhur të gjithë për besnikërinë e tyre ndaj regjimit.

Sejid Ahmad Alam Alhoda u tha mediave shtetërore iraniane se udhëheqësi suprem është zgjedhur dhe asambleja e ekspertëve do të bëjë një njoftim./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›