E Martë, 3 Nëntor 2026

Mediat iraniane: Teherani synon të godasë bazat amerikane në rajon

“Sipas komandantëve të lartë ushtarakë të Iranit, lufta do të zgjerohet në ditët në vijim dhe do të përfshijë edhe bazat amerikane në rajon. Agresorët do të jenë objektivi i një përgjigjeje të vendosur dhe në shkallë të gjerë nga ana e Iranit.”Kështu raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një “burim të informuar” në Iran.

Luftime të ashpra gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit, sulme që vijnë pasi Izraeli nisi ofensivën e tij më të madhe ajrore ndonjëherë kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, dy qytetet më të mëdha të Izraelit, duke i detyruar banorët të nxitonin në strehimore ndërsa valë të njëpasnjëshme raketash iraniane përhapeshin në qiell.

Izraeli po ashtu sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit Khameneit. Agjencia e lajmeve Fars tha se dy predha goditën aeroportin Mehrabad të Teheranit.  Në kundërsulm ata shënjestruan Jerusalemin dhe Tel Avivin. Deri më tani raportohen 3 të vdekur dhe 80 të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›