E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein

Asambleja Iraniane e Ekspertëve arriti një marrëveshje për emrin e ri pas vrasjes së Ali Khameneit.

Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri tha se u ra dakord për një mendim vendimtar dhe unanim.

“U bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin dhe se u ra dakord për një mendim vendimtar dhe unanim”, u shpreh ai.

“Kandidati më i përshtatshëm, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, është përcaktuar”, tha sot Mohsen Heydari, një anëtar i organit përzgjedhës, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›