E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat izraelite: Netanyahu i thotë “po” propozimit të SHBA-së për armëpushim në Gaza

Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza se Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim të paraqitur nga i dërguari i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raportuan mediat izraelite të enjten.

Grupi militant palestinez Hamas tha më parë se kishte marrë propozimin e ri nga ndërmjetësit dhe po e shqyrtonte atë, sipas Reuters.

Sipas deklaratës së organizatës, propozimi u paraqit nga ndërmjetësuesit dhe tani është duke u vlerësuar nga udhëheqja e saj.

“Udhëheqja e lëvizjes Hamas ka marrë propozimin e ri të Witkoff nga ndërmjetësit dhe aktualisht po e studion atë me përgjegjësi, në një mënyrë që i shërben interesave të popullit tonë, ofron lehtësim dhe arrin një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës”, tha grupi militant palestinez në një deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›