E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat rumune: Shoferi, i droguar/ Vijojnë hetimet pas aksidentit tragjik me tifozët e PAOK

Hetimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, kanë marrë një drejtim të ri pasi autoritetet zbuluan substanca narkotike në furgonin e aksidentuar.

Sipas mediave rumune, shoferi 29-vjeçar rezultoi pozitiv për drogë pas analizave toksikologjike.

Burime hetimore që citohen nga mediat rumune thonë se në automjet u gjetën edhe alkool, pije energjike dhe drogë, ndërsa një pasagjer ka deklaruar se shoferi kishte konsumuar kanabis pak para përplasjes me kamionin që vinte në kahun e kundërt.

Autoritetet po analizojnë pamjet e aksidentit sekondë pas sekonde, për të përcaktuar nëse humbja e kontrollit lidhet me konsumimin e substancave apo me faktorë të tjerë teknikë.

Ndërkohë, Ambasadorja e Greqisë në Rumani ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me raportimet e mediave rumune.

Ndërkohë një ditë më parë, sipas dëshmisë së njërit prej të mbiejtuarve, aksidenti fatal dyshohet se kishte ndodhur për shkak të bllokimit të timonit.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›