E Martë, 3 Nëntor 2026

Megaoperacioni “Ura”, GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt seanca për vlerësimin e masave të sigurisë së 14 personave të arrestuar në Shqipëri, me urdhër të SPAK në kuadër të megaoperacionit të koduar “Ura”.

Me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest me burg për 11 të dyshuarit, ndërsa për 3 të ndaluarit, Ervis Deti, Bexhet Mema dhe avokatin Armand Tragaj, iu ndryshua masa nga “arrest në burg”, me “detyrim paraqitje”.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

Në Shqipëri, GJKKO ka caktuar 29 masa sigurie dhe një urdhër ndalimi, ndërsa në Itali janë lëshuar 22 masa.

Masat e sigurisë nga GJKKO:

– Orgest Molla, arrest me burg
– Armand Tragaj, detyrim paraqitjeje
– Altin Morina, arrest me burg
– Akil Ndrejaku, arrest me burg
– Musa Koça, arrest me burg
– Rando Aliu, arrest me burg
– Sokol Isteri Tatani, arrest me burg
– Bexhet Mema, detyrim paraqitjeje
– Ervis Deti, detyrim paraqitjeje
– Ligor Çombashi, arrest me burg
– Altin Pjetri, arrest me burg
– Ervin Zeqiri, arrest me burg
– Gëzim Thartori, arrest me burg
– Alfred Hysa, arrest me burg

Operacioni i koduar “Ura”, u organizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët italianë, dhe ka çuar në ekzekutimin e dy urdhrave për masa sigurie ndaj 52 personave, të cilët akuzohen si të përfshirë në mënyra të ndryshme në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›