Melania Trump në Këshillin e Sigurimit, e para bashkëshorte e një lideri që drejton një takim të OKB-së

Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump drejtoi të hënën një takim të këshillit të sigurimit për fëmijët dhe arsimin, ndërsa SHBA vijon operacionet ushtarake në Iran. Komentet e Melania Trump u përqendruan në rolin e arsimit tek fëmijët në avancimin e tolerancës dhe paqes në botë. Në fjalën e saj zonja e parë e SHBA-së shprehu ngushëllime për të afërmit e forcave amerikane që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
“Guximi dhe devotshmëria e tyre do të kujtohen përgjithmonë. Uroj që ata që janë plagosur të shërohen sa më shpejt. Jeni në mendimet dhe lutjet e mia gjatë këtyre kohëve sfiduese”, u shpreh ajo
Trump, e cila është një përkrahëse e zëshme e fëmijëve, gjithashtu u shpreh se SHBA ishte në krah të të gjithë fëmijëve në botë dhe shprehu shpresën që paqja të ishte sa më shpejt me ta.
“Paqja nuk ka përse të jetë e brishtë. Një paqe e qëndrueshme dhe që zgjat arrihet kur në shoqëri vlerësohen plotësisht dijet dhe mirëkuptimi. Vlera që I jepet arsimit nga udhëheqësit e kombeve formëson thelbin e sistemit të besimit të vendeve të tyre”, tha Zonja e Parë.
Fjalimi I trup për drejtimin e takimit të këshillit të sigurimit ishte planifikuar muajin e shkuar, para se SHBA të merrte presidencën e radhës të organit të OKB-së. Melania Trump u bë edhe e para bashkëshorte e një lideri botëror që ka drejtuar ndonjëherë një takim të tillë.
/rtsh.al/