E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxhimi i ujit të stuhive në epokën e urbanizimit, perspektiva të reja

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Akademia e Shkencave zhvilloi webinar-in me temë: “Menaxhimi i ujit të stuhive në epokën e urbanizimit: Sfida për Shqipërinë”.

Aktiviteti u organizua nga njësia “Pasuritë ujore” me mbi 50 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale, ku solli në vëmendje perspektiva të reja mbi menaxhimin e ujërave, ndikimin e urbanizimit dhe rolin e arkitekturës së peizazhit në përballimin e krizave mjedisore.

Prof. dr. Zydi Teqja prezantoi dhe diskutoi strategjitë për integrimin e hapësirave të gjelbra, sistemeve blu-gjelbër dhe infrastrukturës së qëndrueshme të drenazhimit urban. Ai trajtoi çështje kyçe që lidhen me ndikimin e urbanizimit në rritjen e rrezikut të përmbytjeve, duke theksuar rolin e arkitekturës së peizazhit dhe infrastrukturës blu-gjelbër në menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

Gjate webinar-it u diskutuan qasje moderne për transformimin e hapësirave urbane në sisteme më të qëndrueshme e të përshtatshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Pjesëmarrësit nga institucione të ndryshme kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë ngritën dhe adresuan një sërë problematikash konkrete që lidhen me situatën aktuale në Shqipëri, duke reflektuar interesin e lartë dhe rëndësinë e temës për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

1 nga 4

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›