“Mercenarët koreanoveriorë, heronj”, Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

Një buton shtypet dhe “përbindëshi” rreth dy tonësh përfundon në det pasi fluturoi për mbi 1100 kilometra. Ushtria e presidentit Vladimir Putin lëshoi raketën Kalibr, të gjatë mbi 6 metra me vlerë miliona dollarë, siç u tha në njoftimin zyrtar, “për të ngacmuar nëndetësen e armikut” në Paqësor.
E gjithë kjo pjesë e një stërvitje për të treguar muskujt ushtarakë. Megjithatë lufta e vërtetë është në anën tjetër. Rajone të ndryshme të Ukrainës janë bombarduar nga ushtria e Rusisë, e cila në sulmet e saj ka përdorur dhe shumë dronë.
Sipas raportimeve, 5 civilë janë vrarë në Donjeck, ndërsa të plagosur mbetën të paktën 6 të tjerë. Në anën tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar 115 dronë të lëshuar nga ushtria e Ukrainës. Raportohet për një person të vrarë në rajonin e Brianskut
Presidenti rus, Vladimir Putin, falenderoi ushtarët e Koresë së Veriut, siç thotë ai, “për çlirimin e rajonit të Kurskut nga pushtimi ukrainas”. Madje u thotë mercenarëve të Kim Jong Un se janë heronj. Kështu raporton vetë Kremlini që ka publikuar deklaratën e firmosur nga Putin. Konfirmimi për pjesëmarrjen e tyre në fushën e betejës përbën një akt kriminal, sipas Koresë së Jugut.
Por për Penianin është një çështje krenarie, por edhe përfitimi. Rusia konfirmon gatishmërinë për të garantuar ndihmë ushtarake për Korenë e Veriut nëse do të ketë nevojë. Një alarm ky që tregon se në rast lufte, krah trupave të Kim Jong Un mund të jenë edhe ushtarët e Putinit.