E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merr flakë apartamenti në Elbasan, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit

Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Flakët kanë marrë përmasa dhe kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.

“Rreth orës 09:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. K., 60 vjeç, në katin e tretë të një pallati.

Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në njërën prej dhomave të banesës.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›