E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në 5 korrik në Drizë të bashkisë Fier.

Pas njoftimit nga banorët , në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohet nga era.

Operacionit i janë bashkuar dhe banorët e zonës, të cilët po i vijnë në ndihmë zjarrfikësve me mjete rrethanore.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg qendrës së banuar, por banorët thonë se terreni i vështirë për shkak të mungesës së rrugëve në parcela, vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›