E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

Merr fund telenovela Kristjan Asllani në merkato. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar nga Inter tek Torino.

Asllani ka zhvilluar vizitat mjekësore  pasditen e kësaj të enjte me klubin “Granata” për të firmosur edhe kontraten me ekipin e ri.

Mesfushori elbasanas u nxorr jashtë projektit teknik të Interit pas ardhjes në stol të trajnerit të ri Kristjan Kivu. Ai refuzoi ofertën nga Betis ne La liga duke kërkuar që të qëndronte vetëm në Serie A.

Asllani ishtë shumë pranë kalimit tek Bolonja, por mosmarrëveshjet mbi pagën e tij vjetore bënë që të dështonte transferimi në Rexho Emilia.

Torino përfitoi nga situata duke gjetur marrëveshje me Interin. Ata do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milione euro të tjera nëse aktivizojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshem.

Asllani u bind edhe nga projekti i klubit shpjeguar nga trajneri Marko Baroni. Tek Torino, mesfushori kuqezi do të marrë vendin e lënë bosh në qendër të mesfushes nga Samuele Riçi, i cili u transferua tek Milan.

Kristjan Asllani kaloi nga Empoli tek Inter tre vite më parë. Trajneri Inzagi e mbeshteti jo pak talentin shqiptar, ndonëse gara për një vend në formacion tek zikaltrit ka qenë gjithmonë e madhe.

Mirëpo ardhja e trajnerit të ri Kristjan Kivu ndryshoi totalisht situatën në disfavor të 23-vjeçarit shqiptare. Tek Torino ai do të këtë mundësi të luaje në vazhdimësi si titullar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›