E Diel, 1 Nëntor 2026

Merrnin makina me qira për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia pikasi një mjet të dyshimtë  në Chiasso. Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë.

Disa topa kokaine, gati për t’u shitur në tregun vendas u gjetën dhe u sekuestruan. Gjithashtu, në apartament u sekuestruan edhe para.

Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë.

Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar 19 vjeç.

Akuza kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›