E Martë, 3 Nëntor 2026

Merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës, GJKKO jep vendimin për 3 ish-zyrtarët

Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite e 8 muaj heqje lirie,  3  ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.

Kështu gjykata dënoi 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën.

Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove.

Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Ata akuzoheshin për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka çuar për gjykim më 31 dhjetor të vitit të kaluar grupin e personave që kishin ngritur skemën e korrupsionit me banesat sociale në zonën e Spitallës në Durrës.

Pasi paguanin ‘kafet’ personat dorëzonin dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.

Verdikti i GJKKO-së dhe akuzat ndaj të pandehurve:

1-Gëzim Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Dënohet me 3 vite e 6 muaj, i konvertohet në 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj

2-Vasil Karasaliu: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite burg, i konvertohet në 1 vit e 4 muaj

3- Viola Mema: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 2 vite burg

4-Behare Luzi- Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 4 vite shërbim prove

5-Enxhi Çelaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite e 9 muaj burgim, i konvertohet në 3 vjet e 8 muaj shërbim prove

6-Gazmend Panxha: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit e 3 muaj, i konvertohet në 20 muaj shërbim prove

7- Sokol Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit burg, i konvertohet në 16 muaj shërbim prove

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›