E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mërtiri: Nuk ka fakte të sulmit ndaj bizneseve

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Mërtiri u shpreh se pretendimet për një komplot të organizuar kundër bizneseve shqiptare dhe lidhja e tij me protestuesit për qëllime politike janë spekulative.

“Nëse ka një komplot me një shtet armik, organizon një sulm kundër bizneseve shqiptare që ti shkatërroj ekonomikisht, kjo lidhet me protestuesit që për qëllime politike po godasin, kjo është thjesht banale. Edi Rama po përpiqet të bëjë komplote si kudo, siç ka bërë me këtë protestë që nga dita e parë dhe tashmë ka shpikur një komplot të ri, është për tu admiruar fantazia e shthurur që ka kryeministri për të sajuar komplote”, u shpreh Mërtiri.

Sipas Mërtirit, çdo pretendim për përgjegjësinë e protestuesve duhet të bazohet në fakte konkrete dhe jo në hamendësime apo interpretime politike.

“Po prodhon konspiracionin e një sulmi kibernetik kundër bizneseve. Nuk mund ta dimë nëse ka ndodhur apo jo. Ajo mund të ketë ndodhur po ku e vërtetojmë ne që e ka bërë protesta. Ku e dallojmë ne sepse mund të ketë rival mes bizneseve”, tha ai.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›