E Martë, 3 Nëntor 2026

Merz pas takimit me Trump: Themele për një bashkëpunim të frytshëm në prag të samiteve të G7 dhe NATO-s

Kancelari gjerman Friedrich Merz e vlerësoi pozitivisht takimin e zhvilluar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Takimi u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.

Merz deklaroi se është i kënaqur me bisedimet që patën.

Siç theksoi ai, diskutimi hodhi themelet për një bashkëpunim të frytshëm në prag të samiteve të ardhshme të G7 dhe NATO-s.

“Po largohem me ndjesinë se kam gjetur tek presidenti amerikan një bashkëbisedues me të cilin mund të komunikoj shumë mirë në një nivel personal”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›