Mërzitet Lefteri: Nuk jam oficer/ Kandidati i PD në Berat: Kam merita. M’i mohoi kreu i qarkut

Kandidati i Partisë së Lirisë Lefter Maliqi ka hatërmbetje me prezantimin e tij në listën e koalicionit Shqipëria Madhështore për këtë qark.
Zëdhënësi i fushatës, Andi Mustafaj iu referua Maliqit si oficer, por ky i fundit me një status në rrjetet sociale ka nxjerrë gjithë CV-në e tij, nga arsimimi, tek detyrat si shef policie, pedagog apo kryetar komune dhe deputet.
Maliqi akuzon se ky denigim i figurës së tij, ka ardhur nga një politikan i pa votuar.
Në listën e qarkut të Beratit, drejtues politik është Eno Bozdo i Partisë Demokratike.