E Martë, 3 Nëntor 2026

Mes auditorit dhe fermave/ 21 vjeçarja zgjodhi të studiojë zooteknikë, pasion i fëmijërisë

Teksa shumë të rinj preferojnë më shumë profesionet që lidhen me tenkologjinë, apo ato që iu mundësojnë zhillimin e shpejtë të karrierës, Klara Çaparo zgjodhi një rrugë tjetër.

21 vjeçarja nga Saranda studion Zooteknikë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pasionin për këtë degë e ka kuptuar që në fëmijërinë e hershme.

“Që kur kam qenë fëmijë kam pasur një dashuri të madhe për kafshët, jo vetëm për kafshët e shoqërimit, por edhe për ato të fermës psh, gjedhi, qingjat, kecat. Zakonisht muajt e verës shkoja në fshat te gjyshërit në konispol dhe aty kam pasur gjithmonë kafshë shtëpiake dhe ferme. Gjithmonë kam dashur një profesion kushtuar kafshëve sepse them që është më mirë të punosh me to.”

Dashurinë për kafshët, Klara do ta kthejë në profesion.

“Që e vogël kisha pasion fermat dhe doja që në të ardhmen të kem një timen. dhe aty ti kem të kontrolluara produktet që kafshët të konsumojnë. Kjo është dega që merret pikërisht me këtë gjë, për përmirësimin dhe kontrollin e produkteve ushqimore.”

Për zgjedhjen që ka bërë, kujton se në familje nuk e mbështetën fillimisht plotësisht.

“Mami nuk ishte dakord për këtë zgjedhje, sepse sic do mama ka dashur mjekësinë ose dicka tjetër nga degët e mjekësisë, por që unë e kisha me shumë dëshirë dhe babi ka qenë ai që ka thënë gjithnjë le të zgjedhë atë që do ta bëjë me dëshirë dhe dashuri sesa të jetë e imponuar në të ardhmen.”

Zootenknika është një nga programet më pak të kërkuara në universitetin bujqësor.

“Kemi qenë diku te dhjetë vetë në fillim. Por gjithmonë ka qenë në ulje numrii studentëve. Megjithëse ne na kanë dhënë mundësinë të shkojmë dhe me Erazmus jashtë. Kam qenë tre muaj në Finlandë, kemi bërë praktika të shumta me kafshët e fermës dhe kjo na ka ndihmuar goxha shumë. Atje një në dy familje kishin fermën e tyre dhe i mësonin edhe fëmijët që të merreshin me fermën.”

Një ditë mësimi për studenten e vitit të parë master kalon nga auditorët ku merr njohuritë teorike dhe më pas stalla dhe ferma të ndryshme. Një prej tyre ndodhet pranë fakultetit të saj në kampusin universitar. Në këtë fermë Klara dhe studentët e tjerë kryejnë praktikat mësimore për kujdesin dhe ushqyerjen e kafshëve.

“Ne zakonisht kontrollojë ushqimet në laboratorët që kemi në fakultet. I kontroojmë si janë vlerat ushqyese. Këto janë duke konsumuar jonxhë. Është një ushqim i zakonshëm për gjedhin. Gjedhi sa kafshë konsumon ishqim në sasi të madhe dhe në bazë të përzierjes së produkteve që ne i përzgjedhi del edhe cilësia e qumështit.”

Edhe pse Zooteknika prej dekadash është më pak e kërkuara, Klara sjell një shembull ndryshe për bashkëmoshatarët e saj, në një kohë kur bujqësia dhe blektoria është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë në vend dhe nevojat për specialistë janë të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›