E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mesazh emocionues nga Messi pas tragjedisë që tronditi futbollin spanjoll: S’kam fjalë!

Futbolli është tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të futbollistit spanjoll Jesus de Miguel Alameda, i cili ndërroi jetë në moshën vetëm 30-vjeçare.

Pas lajmit të hidhur ka reaguar edhe ylli argjentinas Lionel Messi, i cili ka përcjellë një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin për këtë humbje të parakohshme.

“Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Messi.

Jesús de Miguel humbi jetën pas një përplasjeje të fortë me portierin e FC Andorra, Jesús Owono, gjatë ndeshjes mes Tenerife dhe Andorrës në kampionatin e kategorisë së dytë spanjolle.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›