E Premte, 6 Nëntor 2026

Mesazh i Hashim Thaçit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi - ATSH -

PRISHTINË, 5 nëntor/ATSH/ Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në Hagë.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i HashimThaçit është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga djali i tij, Endrit Thaçi.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›