E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka publikuar një video së bashku me punëtorët në kompaninë e tij,  ku përcjell një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke vënë theksin te puna, prodhimi dhe vlerat shqiptare. 

“Në Rozafa punojmë, prodhojmë, eksportojmë, fitojmë, debatojmë, protestojmë, vallëzojmë dhe gëzojmë… Gëzuar Vitin e Ri me prodhime shqiptare, gëzuar Shqipëria evropiane!”, shprehet Luca në mesazhin e tij. 

Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një atmosferë pozitive mes stafit dhe drejtuesit të kompanisë, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe rëndësinë e industrisë vendase në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Me këtë urim, Gjergj Luca përcjell edhe një thirrje për mbështetjen e prodhimit shqiptar dhe për një Shqipëri që ecën drejt standardeve evropiane, përmes punës dhe eksportit. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›