E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mesazhet në anglisht të PD/ Çupi: Është kompleks i madh inferioriteti, LaCivita-PD mashtrojnë njëri-tjetrin

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” komentoi prezencën e këshilltarëve në fushatën e PD, të cilët  iu drejtuan turmës në gjuhën angleze. Sipas Çupit, këto tregojnë kompleks inferioriteti që ka PD.

“Është inferioritet është kompleks i madh inferioriteti.,  është mielli i fundit në thesin e PD. Nuk ka askënd që mund të bindë dikë dhe merr hua dikë nga Amerika. Berisha mendon për të tijët, që ta kenë frikë ata. Edhe Lacivita bën sikur u thotë disa gjëra dhe këtë bëjnë sikur po i dëgjojnë perla.

Realisht të dyja palët mashtrojnë të dyja palët sy për sy, sepse këtyre në Shqipëri iu duhet trumbetuar që po na ndihmon Trump dhe ai i di shumë mirë se po i mashtrojë si përfaqësues i Trump”, tha Çupi/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›