E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pretenca per video pergjimin, politike Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, akuzoi dje Prokurorine per standarde te dyfishta dhe per ndikime politike ne dhenien e pretences per video pergjimin Meta-Prifti. Nga qytetit i Shkodres, gjate nje takimi me strukturat e LSI-se, Meta komentoi per mediat se pretenca e Prokurorise, qe kerkoi dy dite me pare dy vite burg dhe 1 milione leke gjobe per ish-kryeministrin nuk eshte e bazuar ne asnje prove. "Kjo ceshtje eshte nje shembull i qarte, sic do te kete ceshtje te tjera qe do te jene nje shembull i qarte i standardeve te dyfishta per qellime politike te Prokurorise. Ka qene nje pretence e mbeshtetur ne asnje fakt, ne asnje prove, ne asnje deshmitare. Nje pretence vetem politike", u shpreh dje kreu i LSI-se. Ai ka theksuar se qendrimet e prokurorise kane qene te paqarta, ndersa ka shtuar se pretenca eshte e ngjashme me nje gjobvenie. "Jam i zhgenjyer, ne kuptimin pozitive, pasi pretenca kur nisi kjo ceshtje nga boset e vertete te prokurorise ishte denim me vdekje per Ilir Meten dhe per Levizjen Socialiste per Integrim. Ju e mbani mend refrenin "ndjese paste" nga janari deri ne 8 maj. Ndersa dje u dha nje "denim" modest ne raport me te paren, prej dy vitesh dhe nje gjobe prej disa milion leke, meqenese ata nuk rine dot pa vene gjoba", tha Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se kete beteje ligjore do e fitoje edhe ne institucionet nderkombetare nese nuk do te jete e nevojshme. Ai ka shtuar se krimi i organizuar dhe politika nuk mund te kap titullaret e institucioneve. "Ilir Meta kete beteje do t'a fitoje ne institucionet shqiptare apo europiane, sepse edhe ju e kini ndjekur, ka qene nje pretence e mbeshtetur ne asnje fakt. Une do ta fitoj kete beteje se edhe nese politika apo edhe per fat te keq dhe krimi i organizuar mund te kap perkohesisht titullaret e institucioneve, madje shume te rendesishme dhe t'i shantazhoi per qellime politike nuk mund te kap dot te gjithe shtetin", tha ai. I pyetur per akuzat qe ka bere ish-ministri Prifti ne adrese te tij, Meta u shpreh se nuk mund te merret me akuza te tilla. "Kur kam qene njeri i sporteve te renda, dhe ne sportet e renda ka disa standarde, nuk mund te ndeshet nje i peshes se madhe me nje te peshes se paperfillshme. Pra nuk mund te ndeshet nje luan me nje mi mocalishtesh, se ai mund te kete pire nje gote raki dhe per momentin i duket vetja i gjithefuqishem, per arsye se rakine nuk e mban dot", tha Meta. Nga ana tjeter kreu i LSI-se ka theksuar se qe nga nisja e procesit shqetesimi i tij ka qene zbatimi dhe respektimi i ligjit. "Per mua e rendesishme si qytetar dhe si politikan mbetet forcimi i shtetit, ligjit, institucioneve dhe lufta pa kompromis kunder korrupsionit. Kjo eshte arsyeja qe une ne momentin kur jam akuzuar, pas nje komploti dhe nje montazhi te qarte televiziv per qellime krejtesisht politike, ne emer te ketyre qellimeve kam dhene doreheqjen nga postet qeveritare, e kam konsideruar veten pa imunitet dhe kam shkuar vete i pari ne Prokurori per te bashkepunuar ne respekt te ligjit dhe te se vertetes. Do te vazhdoj te mbetem nje qytetar i pergjegjshem dhe nje njeri i ligjit, i institucioneve dhe i shtetit", tha kreu i LSI-se, Ilir Meta. Duke folur per procesin gjyqesor ndaj tij, Meta theksoi se ka ardhur kohe qe drejtesia te reformohet dhe te drejtohet nga njerez profesionist dhe zbatues korrekt te ligjit. "Prokuroria, ky institucion kyc per luften kunder korrupsionit dhe zbatimin e ligjit, te jete i tille dhe te mos marre lidershipin e korrupsionit ne kete vend, sepse kjo do te ishte katastrofike per gjithe sistemin", u shpreh dje Meta. Deklarata e kreut te LSI-se u be gjate takimit me strukturat e partise. I pranishem ne takim ishte dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Meta ka folur dhe per procesin e zgjedhjes se strukturave te LSI-se. Ai ka theksuar se LSI-ja do te rrise fuqine e saj elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›