Meta: Prisja Ramën në Shtabin e Emergjencave

Vijojnë akuzat mes palëve dhe pas mbledhjes ditore të Komitetit Ndërministror të Emergjencave. Zv. kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se priste një angazhim me të madh nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama e konkretisht të ishte pjesë e kësaj mbledhje emergjente.
Ndërsa Shifrat e shtabit të Emergjencës të shpërndara sot në mesditë flasin për 11 800 ha tokë e përmbytur, 14 210 persona të evakuar, 4660 shtëpi të përmbytura dhe 4630 shtëpi të rrethuara nga uji, Meta në Komitetin Ndërministror të Emergjencave ka shprehur keqardhje per shpifjet e Edi Ramës e me këtë rast ka falenderuar deputetet e PS Arben Malaj e Andis Harasani.
"Kolauduam furnizimin me ushqime. Ka patur përgjegjshmëri maksimale nga strukturat” vijoi me tej Meta.