E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta njofton ndarjen nga jeta të babai të tij: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij më 2 qershor

Ish-presidenti, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta njofton se ceremonia e përcjelljes së babait të tij për në banesën e fundit do të mbahet më 2 qershor në orën 12:00 në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.”, shkruan Meta.

Nuk dihet ende nëse Meta do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, pasi është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo e cila lëshon lejet. Kujtojmë se Meta ndodhet në burg, që prej arrestimit të tij më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lajmi për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës u bë me dije fillimisht nga ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, teksa po hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. ““Vdiq babai i Ilirit, prandaj jam kështu”, deklaroi Kryemadhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›