Microsoft paralajmëron: Mbaron mbështetja për këto paketa Office

Microsoft ka njoftuar një ndryshim që do të ndikojë në një numër të madh përdoruesish.
Kompania Microsoft ka bërë të ditur zyrtarisht se mbështetja për Office 2016 dhe Office 2019 do të përfundojë më 14 tetor 2025. Kjo do të thotë se këto paketa të njohura, të cilat ende përdoren nga një numër i madh përdoruesish në mbarë botën, nuk do të marrin më përditësime të sigurisë, mbështetje teknike apo ndonjë përditësim tjetër.
Ky vendim vlen gjithashtu edhe për aplikacionet shoqëruese si Visio dhe Project në versionet e viteve 2016 dhe 2019. Pas këtij afati, përdoruesit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe përputhshmërisë me sistemet më të reja.
Artikull i arkivuar më 19 Shtator 2025 nga ABC News · rubrika „Bota”
Burimi: abcnews.al/microsoft-paralajmeron-mbaron-mbeshtetja-per-keto-paketa-of... (mund të mos ekzistojë më)
Burimi: abcnews.al/microsoft-paralajmeron-mbaron-mbeshtetja-per-keto-paketa-of... (mund të mos ekzistojë më)