E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan, Allegri: Gara për titull? Le të përqendrohemi te Champions. Interi, skuadra më e fortë

Një javë pritjeje, nëse jo një muaj, është gati të mbarojë me rezultatin e ndeshjes. Të gjithë sytë janë te Milan-Inter, derbi që mund të vulosë garën për titull(zikaltërit janë 13 pikë përpara nëse fitojnë) ose, kush e di, mund të rihapet.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Milanit, Max Allegri, e analizoi përplasjen në një konferencë për shtyp: “Derbi është gjithmonë një ndeshje unike, e veçantë dhe një gëzim për t’u luajtur dhe përjetuar. Do të jetë një mbrëmje e madhe sportive, me ekipet e vendit të parë dhe të dytë në ligë që do të përballen. Por tri pikët janë po aq të rëndësishme sa në çdo ndeshje tjetër. Nuk do të jetë e lehtë sepse do të përballemi me një ekip të fortë që ka barazuar vetëm një herë, ka fituar të gjitha dhe ka humbur vetëm katër. Pas ndeshjes, do të shohim nëse jemi ende 10 pikë prapa, 7 pikë prapa apo 13 pikë prapa, do ta mendojmë në fund të ndeshjes. A do të rihapet kampionati nëse fitojmë? Na duhen pesë fitore për t’u kualifikuar për Champions League…”.

Për Allegrin, kualifikimi në Champions Leaguepër sezonin e ardhshëm mbetet fokusi kryesor: “Objektivi duhet të jetë i qartë: 57 pikë për momentin nuk janë të mjaftueshme për t’u rikthyer në Champions, ekipet pas nesh po mbledhin pikë dhe kemi një kalendar të vështirë përpara”.

Nuk ka dyshim për kundërshtarin e drejtuar nga Chivu-së, të cilin trajneri e konsideron si ekipin më të mirë në Serie A: “Interi ka lojtarë me përvojë, të aftë teknikisht dhe fizikisht. Ata kanë gjetur një lojtar të ri të talentuar si Pio Esposito. Janë ekipi më i fortë në ligë aktualisht”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›