E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan gjen sulmues/ Fylgruk do ti bashkohet kuqezi, gati për sfidën me Cagliarin më 2 janar

Milani duket se ka gjetur sulmuesin e dëshiruar në merkaton e dimrit. Gjermani niklas Fylgruk që aktualishtë është pjesë e Uest Hem, do të jetë me kuqezinjte në pjesën e dytë të sezonit.

Madje Federata Italiane e futbollit ka hapur mundësinë që Milani ta ketë në dispozicion shtatlartin gjerman që në ndeshjen e datës 2 janar kundër Kaljarit, datë në të cilën hapët zyrtarisht edhe merkato.

Kushti i vetëm që Fylgruk të jetë gati për Alegrin në transfertën e Sardenjës është që kontrata e tij të depozitohet brenda orës 16:00 të datës 2 janar.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Alegri i cili është në emergjence të vërtetë qëndërsulmuesish pasi Himnez është operuar dhe doi të qëndrojë jashtë të paktën deri në shkurt.

32-vjecari Fylgruk ka shkëlqyer në Gjermani tek Bremen dhe Dortmund, ndërsa në Angli gjërat nuk shkuan mirë për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›