Milan mund kampionët/ Kuqezinjtë ngjiten në vetëm 4 pikë larg rivalëve zikaltër
Sondazh
Loading ...

schedule23:41 - 31 Tetor, 2026
Milani fitoi derbin e Lombardisë ndaj Interit në Serinë A, dhe iu afrua kreut në 4 pikë largësi. Skuadra kuqezi e nisi duelin në mënyrë të rrufeshme duke shënuar dy gola që në 10 minutat e para. Fillimisht, realizoi amerikani Pulishiç, dhe pastaj francezi Rabió.
Kampionia e Italisë reagoi dhe arriti të shkurtonte shifrat në 2-1 pasi realizoi mbrojtësi Alesandro Bastoni në minutën e 22-të, veçse Milani goditi shpejt. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Diego Moreira shënoi një gol të bukur me goditje dënimi.
Edhe pse Interi pati epërsi në zotërim topi dhe në gjuajtje, sërish nuk mundi të shënonte gol tjetër dhe të shmangte humbjen. Kampionët kanë 25 pikë në renditje pas 10 javëve të Serisë A, po aq sa Lacio, ndërsa Milani është ngjitur në kuotën e 21 pikëve.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

