E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milani ofertë zyrtare për Gimenez, sa i ofruan Feynoord-it

Milan e ka shumë seriozisht transferimin e Santiago Gimenez, madje kuqezinjtë kanë bërë edhe ofertën e parë për shërbimet e tij. 30 milionë euro është oferta e mbërritur në zyrat e Feynoord.

Shifër kjo e papërfillshme nga holandezët, të cilët kanë refuzuar një oferte të tillë. Sipas mediave italiane bëhet me dije se Milan ka arritur marrëveshjen personale me Gimenez për transferimin e tij, ndërsa tashmë italiaët synojnë të bindin klubin holandez.

Feyenoord nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga sulmuesi i tyre dhe duke parë interesimet për të, klubi dëshiron të përfitojë sa më shumë dhe tashmë mbetet në pritje të ndonjë oferte tjetër në rritje për meksikanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›