E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milani rikthehet tek Igli Tare, risin bisedimet mes palëve, shqiptari do të sillte edhe sulmuesin gjerman

Emërimi i drejtorit të ri sportiv vazhdon të jetë kryefjala e ditës në ambientin milanist.

Kuqezinjtë janë të angazhuar që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje në mënyrë që projekti i Milanit të sezonit të ri të nisë në avancë, dhe në verë.

Duke parë dështimin spektakolar në këtë edicion, presidenca  e skuadrës së njohur italiane nuk dëshiron më surpriza qoftë sa i takon zgjedhjes së trajnerit të ri ashtu edhe merkatos së lojtarëve.

Për momentin zgjedhja e parë e Milanit është Igli Tare.

Shqiptari është rikthyer të jetë kandidati kryesor, pasi ditët e fundit kishte fituar terren drejtori sportiv aktual i Atalantës, D’amiko.

Mirëpo mediat italiane, veçanërisht La Gazeta Delo Sport raporton se administratori i Milanit Furlani ka rinisur kontaktet me Igli Taren.

Në horizont, veç kontakteve telefonike është një tjetër takim i gjatë mes palëve.

Furlani i ka marrë vetë frenat në dorë të zgjedhjes së drejtorit sportiv.

Pasi e takoi Taren në Romë pak ditë më parë ku dëgjoi projektin e tij sportiv, tani Furlani do ta ritakojë ish-drejtorin e Lacios për të kuptuar në detaj planin e tij për Milanin e ri.

Mediat italiane këmbëngulin se Tare ka tre objektiva për stolin.

Mak Alegri, Antonio Konte ose De Xerbi. Ndërsa për merkaton objektivi numër një i Tares do të ishte sulmuesi i kombëtares gjermane që ka shpërthyer këtë sezon tek Mainx, Jonathan Burkardt, 25 vjeç./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›