E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Milano-Cortina 2026”, Lara Colturi e mbyll e 10-ta në sllallom

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Skiatorja kuqezi Lara Colturi mbylli garën në sllallomin e femrave në vendin e 10-të, duke shuar shpresat e Shqipërisë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

19-vjeçarja realizoi një kohë prej 53.39 sekondash në lëshimin e dytë, ndërsa pas dy provave regjistroi kohën totale 1:41.78, që e renditi 2.68 sekonda larg medaljes së artë, e fituar nga Mikaela Shiffrin.

Koha e Colturit ishte e barabartë me atë të skiatores franceze në këtë disiplinë.

Pak ditë më parë, në sllallomin gjigant, Colturi u rendit në vendin e 16-të, duke konfirmuar paraqitje të qëndrueshme në debutimin e saj olimpik.

Garimin në Milano-Cortina 2026 e kanë përfunduar edhe tre sportistët e tjerë të Shqipërisë, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›