E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët përplasen me policinë, punëtorët në Spaç kërkojnë kushte më të mira dhe rritje të pagave

Punonjësit e Minierës së Bakrit në Spaç të Mirditës e kanë përshkallëzuar reagimin e tyre këtë të hënë, duke ndalur punën dhe duke u grumbulluar në hyrje të kompanisë private që shfrytëzon nëntokën.

Rreth 70 minatorë protestuan sërish, ndërsa u përplasën me përfaqësuesit e firmës, e më pas edhe me forcat e policisë.

Minatorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritje të pagave dhe garanci më të larta sigurie në galeritë e minierës.

Në mbështetje të protestës ishin edhe përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, kompania i ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve dhe përfaqësuesve të sindikatës. Në reagimin e saj, kompania thekson se nuk është kundër dialogut, por sipas saj, sindikata nuk ka paraqitur dokumentacion të rregullt, ndaj edhe ka refuzuar takimet me palën sindikale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›