E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministrat e rinj betohen në Presidencë, marrin zyrtarisht detyrën

5 nga ministrat e rinj të qeverisë Rama morën sot zyrtarisht detyrën pas betimit përpara presidentit republikës.

Vetëm një ditë më parë  ministrat e rinj u votuan në Parlament, pasi më herët emrat e tyre u dekretuan nga presidenti Bajram Begaj. Igli Hasani do të drejtojë ministrinë e Jashtme.

Albana Koçiu do të jetë ministrja e re Shëndetësisë,  Anila Denaj zëvendësoi Frida Krifcën tek bujqësia.

Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Ndërkohë Arbian Mazniku mori detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor.

Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të betohen edhe dy ministra të tjerë.

Në seancën e një ditë më parë Parlamenti nuk votoi për shkarkimin nga detyra të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pasi fillimisht duhej liruar nga detyra e kryetarit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili do e zëvendësojë Ibrahimajn. Pas zyrtarizimit të kësaj procedure,  Delina Ibrahimaj do të marrë kryesimin e ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›