Ministrat që ikën, pozicione në Kuvend. Ulsi Manjës i besohet Komisioni i Ligjeve, Mazniku te Territori

Riformatimi i kabinetit largoi disa ministra të njohur, të cilëve iu besuan sfida të reja jashtë qeverisë. Në total, 8 ministra nuk do të jenë më pjesë e kabinetit.
Ogerta Manastirliu do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës pas periudhës si Ministre e Arsimit.
Igli Hasani largohet nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, por do të udhëheqë Komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Ulsi Manja lë Ministrinë e Drejtësisë dhe do të marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, por do të mbajë një rol të rëndësishëm si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Arbjan Mazniku u zëvendësua nga Ervin Demo si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor ai do të drejtojë Reformën Territoriale 2.0.
Rama hoqi nga detyrat edhe Ervin Hoxhën, Anila Denajn dhe Bora Muzhaqin, nga ministria e Brendshme, ajo e Bujqësisë dhe e Rinisë.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/