E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja takon Dukën, në fokus organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit U21

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me Presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, me të cilin diskutuan për një lajm të madh për sportin shqiptar: organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit U21 që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

Kampionati Europian U21 është më shumë se një ngjarje sportive, është një mesazh i fuqishëm për rininë, për frymën e lojës së ndershme dhe për imazhin e Shqipërisë që po ndërtojmë bashkë: një vend modern, mikpritës dhe plot energji.

Ky është një moment historik, një mundësi për të promovuar Shqipërinë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si qendër e sportit europian. Ky aktivitet i jep një hov të ri infrastrukturës sportive, rritjes së kapaciteteve organizative dhe hap mundësi të mëdha për ekonominë vendase.

Në këtë kuadër, edhe ligji i sponsorizimeve luan një rol kyç, duke krijuar terren më të favorshëm për mbështetjen e sportit, kulturës dhe turizmit. Partneriteti mes institucioneve dhe sektorit privat është garanci për fuqizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›