E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hoxha takon VanHorn: Bashkëpunim i ngushtë për sigurinë dhe luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Pas bisedës ai shkruan në rrjetet sociale: “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

/viziponplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›