E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo në Azerbajxhan në Forumin Qeverisje përmes Internetit

Forumi i 7-të Qeverisje përmes Internetit u organizua këtë vit në Baku, Azerbajxhan dhe trajtoi temën: “Qeverisje përmes Internetit për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor, ekonomik dhe social".

I ftuar nga Ministri azerbajxhanas për Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Dr Ali. M Abassov, Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo ishte i pranishëm në këtë forum, që u mbajt në datat 6-9 nëntor 2012.

Ministri Pollo, gjatë forumit, prezantoi kuadrin ligjor e rregullator që i jep mundësi sipërmarrjes me një konkurrencë të ndershme, theksimit të arsimimit me Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, që nga projekti TIK shkollat deri te përdorimi i TIK në mësimdhënie. Si dhe, shumë e rëndësishme, kalimi online i çdo shërbimi që ofron qeveria.

Lidhur me debatin  për lirinë e për sigurinë në internet, ministri Pollo theksoi  se mund të gjendet ballanca midis parimeve dhe se liria në internet i kishte dhënë frytet e dobishme për demokracinë e të drejtat e njeriut. Sipas ministrit Pollo kjo do të duhej të mbahej parasysh gjatë konferencës së ITU-së që do të mbahet në dhjetor 2012.

Ky eveniment i rëndësishëm, në të cilin morën pjesë vende si Britania e Madhe, Austria, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara apo Egjipti, si dhe drejtues të lartë të oragnizatave ndërkombëtare, si Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së, Dr. Hamadoun Touré, pati një rëndësi të veçantë për të prezantuar ecurinë e vendit tonë në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit.

Forumi ndër të tjera shërbeu si një platformë, jo vetëm për të shkëmbyer pervojë me vendet pjesëmarrëse por, mbi të gjitha, për të përforcuar dhe krijuar bashkëpunime të reja në fushën e TIK-ut.

Forumi Qeverisje përmes Internetit është një forum i hapur, që nuk ka anëtarë dhe është krijuar nga Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit në vitin 2006.

Alpha

Forumi mbledh çdo vit si të barabartë njerëz nga grupe të ndryshme, për të diskutuar mbi çështjet e politikave publike në lidhje me internetin.

Mandati i këtij forumi, përmes OKB-së, i jep autoritetin për të shërbyer si një hapësirë ​​neutrale për dialog dhe mund të identifikojë çështje, që duhen trajtuar nga bashkësia ndërkombëtare. Forumi në këtë mënyrë është i dobishëm në formësimin e agjendës ndërkombëtare dhe në përgatitjen e terrenit për negociata dhe vendimmarrje në këtë sektor.

(Më tepër info në http://www.intgovforum.org/cms/Internet Gorvernance Forum, IGF)


12/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›